Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, i shoqëruar nga deputeti Agon Batusha, ka pritur sot në takim përfaqësues nga Kuvendi i të Rinjve të Kosovës, të prirë nga kryetari Adriatik Llugiqi.
Në takim u shkëmbyen pikëpamje në lidhje me aktivitetet e deritanishme, çështjet rinore, prioritetet dhe synimet e kësaj organizate joqeveritare në të ardhmen, si dhe mundësitë e bashkëpunimit me grupin e deputetëve të rinj të Kuvendit të Kosovës.
Duke i përgëzuar për kontributin e tyre në të mirë të fuqizimit të aktivizmit vullnetar rinorë, Kryetari Konjufca vlerësoi se rinia është kategoria më vitale e vendit dhe se të rinjtë, si bartës të së ardhmes, duhet të gëzojnë përkrahje të merituar institucionale.
Ndërsa, kryetari i KRK-së Adriatik Llugiqi e falënderoi Kryetarin e Kuvendit për pritjen dhe po ashtu për gatishmërinë e bashkëpunimit të ndërsjellë. /arbresh.info/
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...