Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim Këshillin Kombëtar Shqiptar të Malit të Zi, i prirë nga kryetari Faik Nika.
Në takim, kryetari Konjufca u shpreh se Republika e Kosovës dhe Mali i Zi kanë raporte të mira fqinjësore dhe tashmë edhe një përcaktim të qartë gjeostrategjik dhe transatlantik.
Zhvillimet e fundit shqetësuese në Ukrainë janë shenjë se ne duhet të forcojmë edhe më shumë bashkëpunimin me njëri-tjetrin, tha kryetari Konjufca.
Përfaqësuesit e komunitetit shqiptar nga Mali i Zi e falënderuan Kryetarin e Kuvendit për pritjen e ngrohtë dhe, ndër të tjera, veçuan nevojën për ngritjen e kuotave për studentët dhe specializantët shqiptar nga Mali i Zi. Ata kërkuan njëherësh edhe përkrahje institucionale për të drejtat e shqiptarëve në Mal të Zi, mbështetje të projekteve të ndryshme kulturore e arsimore, si dhe investime në infrastrukturë në vendbanimet shqiptare.
Kryetari Konjufca dhe përfaqësuesit e Këshillit Kombëtar Shqiptar u pajtuan për avancimin e bashkëpunimit dhe domosdoshmërinë e përkrahjes së komunitetit shqiptar në Mal të Zi./arbresh.info/
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?