Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti në takim përfaqësueset e organizatave vendore e ndërkombëtare, aktiviste dhe avokuese të çështjeve gjinore.
Në takim mori pjesë drejtorja e Rrjetit të Grave të Kosovës, Igballe Rogova, përfaqësuesja e Zyrës së UN Women në Kosovë, Vlora Tuzi Nushi, drejtorja e Qendrës Kosovare për Studime Gjinore, Luljeta Demolli dhe përfaqësuesja Dafina Prekazi, si dhe drejtorja e organizatës Kosova-Women 4 Women, Iliriana Jaka Gashi.
Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se në këtë takim u diskutua për nevojën e forcimit të rolit të Kuvendit në avancimin e legjislacionit, me fokus në atë për mbrojtjen nga dhuna në bazë gjinore, fuqizimin ekonomik të grave, forcimit të rolit në vendimmarrje etj.
Përfaqësueset e organizatave të pranishme në takim theksuan rëndësinë e gjithëpërfshirjes në hartimin e kornizës ligjore, me theks të veçantë në atë për mbrojtjen nga dhuna në familje, gjegjësisht dhuna në bazë gjinore, duke përfshirë standardet e përcaktuara me Konventën e Stambollit.
Konjufca, shprehu mbështetjen e plotë për kërkesat e paraqitura, duke ofruar hapësirën e nevojshme për kontributin e të gjitha grupeve të interesit gjatë fazës së shqyrtimit të legjislacionit në Kuvend.
Në takim u theksua nevoja e ndërtimit të një komunikimi institucional të të gjitha niveleve, për adresimin e sfidave me të cilat përballën gratë në Kosovë, përkatësisht për parandalimin dhe luftimin e dhunës ndaj tyre. /arbresh.info/
Turqia i bën thirrje BE-së të heqë sanksionet për Sirinë për...
Tragjedia në Koçan/ Mickoski: Do të ketë hapa dhe vendime me...
Rikthimi në Big Brother VIP – Egli Tako humb 10 mijë ndjekës...
15 të arrestuar për tragjedinë në Koçan, në mesin e tyre edh...
Arsenali mposht Chelsea
“Trupa të djegur, ndodhi me shpejtësi” – F...