Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, Çağrı Sakar, me rastin e përfundimit të mandatit të tij.
Kryetari Konjufca e falënderoi ambasadorin Sakar për bashkëpunimin e frytshëm dhe kontributin e tij në thellimin e marrëdhënieve dypalëshe.
Po ashtu, Kryetari i Kuvendit shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Republikës së Turqisë ndaj Republikës së Kosovës në proceset e shtetndërtimit dhe fuqizimit të subjektivitetit ndërkombëtar.
Në takim u vlerësuan të shkëlqyera raportet e deritashme dhe u ritheksua gatishmëria e dyanshme për avancimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët. /arbresh.info/
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj