Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca ka pritur sot në takim lamtumirës ambasadorin amerikan, Jeffry Hovenier.
Sipas njoftimit, duke e falënderuar për vizitën, Konjufca i shprehu mirënjohje për angazhimin përgjatë mandatit të tij në Kosovë, ku ka dhënë kontributin e tij shumë të rëndësishme në rritjen e bashkëpunimit mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Kosovës, me përkushtim ndaj ruajtjes dhe avancimit të interesave tona të përbashkëta, shkruan Arbresh.info.
Po ashtu, ai nënvizoi se ashtu si gjatë mandatit të ambasadorit Jeffry Hovenier, institucionet tona shtetërore do të jenë plotësisht të angazhuara, me konsideratë dhe mirënjohje të thellë, për të forcuar gjithnjë e më shumë raportet me aleatin tonë më të madh , SHBA-në , që ka një kontribut dhe rol të pazëvendësueshëm në vendin tonë.
Kryetari Konjufca e përgëzoi ambasadorin Hovenier për punën e tij të mirë të deritanishme dhe i uroi atij suksese sa më të mëdha në angazhimet e tij ardhshme./Arbresh.info/
Alex Iwobit iu zbulua dikur paga në internet dhe kishte shif...
Tentohet të vidhet banka në Korçë, policia në vendin e ngjar...
Aksident te Dheu i Bardhë, lëndohen shtatë persona
Pacolli për sulmin në Gjermani: Këta njerëz që ndryshojnë fe...
Sistemi i ri për mbrojtjen nga raketat, përforcon krahun lin...
Blerësit ankohet për çmimet, tregtarët: Ka vështirësi në fur...