Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në një takim lamtumirës ambasadoren e Suedisë në Kosovë, Karin Hernmarck Ahliny.
Kryetari Konjufca e falënderoi ambasadoren Hernmarck për bashkëpunimin e frytshëm dhe për punën e saj të deritanishme.
Duke nënvizuar faktin se Suedia është ndër katër donatorët më të mëdhenj në Kosovë, Kryetari i Kuvendit shprehu mirënjohje të lartë për mbështetjen e vazhdueshme të Suedisë përmes projekteve gjithëpërfshirëse për fuqizimin demokracisë, sundimin e ligjit, të drejtat e njeriut, çështjet ambientale dhe fusha të tjera zhvillimore, si dhe për përkrahjen e synimeve të shtetit të Kosovës për integrim euroatlantik dhe anëtarësim në organizata ndërkombëtare.
Me këtë rast, kryetari Konjufca i uroi suksese në angazhimin e mëtejmë znj.Hernmarck, teksa ambasadorja suedeze vlerësoi progresin e arritur dhe ritheksoi mbështetjen e Suedisë për Republikën e Kosovës. /arbresh.info/
KD: Procesi për përzgjedhjen e kryeprokurorëve – kryesisht m...
Rama me magjinë e rrugës për në Kolonjë, uron një ditë të mb...
Guterres: Bombardimet e Izraelit në Jemen janë jashtëzakonis...
Hasani e thotë me bindje: Shqipëria do jetë anëtare e BE-së ...
Real Madridi ndryshon emrin e stadiumit Santiago Bernabeu pë...
BE kërcënon Rusinë me sanksione