Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim kryetarin e Grupit të Miqësisë me Kosovën në Parlamentin e Estonisë, deputetin Kristo Enn Vaga.
Në fillim të këtij takimi ku u diskutuan çështje të ndryshme të interesit të përbashkët, kryetari Konjufca i uroi mirëseardhje dhe e falënderoi deputetin estonez, Kristo Enn Vaga për vizitën, duke e vlerësuar këtë si tregues të angazhimit për të forcuar gjithnjë e më shumë bashkëpunimin mes dy shteteve.
Bashkëbiseduesit ndanë pikëpamjet e tyre për të ecur drejt thellimit të këtyre raporteve, në fusha si ajo e tregtisë, sigurisë, teknologjisë informatike dhe digjitalizimit, integrimet evropiane, si dhe në shkëmbimin e përvojave parlamentare.
Pasi diskutuan për situatën politike në vendet përkatëse, si dhe për aspekte të sigurisë që përfshijnë rajonin dhe gjithë Evropën, kryetari Konjufca ritheksoi se mbështetja e Estonisë ndaj Republikës së Kosovës në aspiratën e saj për integrim në organizata ndërkombëtare është e rëndësishme, duke shprehur mirënjohje ndaj shtetit estonez, me pritshmërinë që kjo mbështetje do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Kryetari i Grupit të Miqësisë me Kosovën në Parlamentin e Estonisë, Kristo Enn Vaga e falënderoi kryetarin Konjufca për pritjen, shprehu gatishmërinë e Estonisë për angazhim në drejtim të marrëdhënieve sa më të ngushta dypalëshe dhe vazhdim të mbështetjes për Republikën e Kosovën./Arbresh.info
Zjarr në Kullën Eifel, evakuhoen 1200 persona
Policia e Kosovës rritë masat e sigurisë në prag të festës K...
Lista Serbe ankohet në PZAP për moscertifikim
Guardiola konfirmon një mungesë të madhe për ndeshjen ndaj E...
Ukraina merr një miliard dollarë nga Britania dhe Japonia si...
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Italisë vjen n...