Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca priti sot në takim Komitetin Parlamentar Arabi Saudite – Kosovë, i cili po qëndron për vizitë në vendin tonë.
Duke i falënderuar përfaqësuesit e komitetit nga Arabia Saudite, Konjufca tha se raportet e mira mes dy vendeve tona duhet të jenë pikënisja nga ku gjejmë mënyrat më të mira të zhvillimit dhe forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit, në secilën fushë që e kërkon interesi i përbashkët, përcjell Arbresh.info.
Përfaqësuesit e Komitetit Parlamentar Arabi Saudite – Kosovë theksuan gatishmërinë e Arabisë Saudite për intensifikimin e raporteve mes vendeve tona në të gjitha fushat e nevojshme.
Palët u pajtuan se ky takim i kontribuon qëllimit të dyanshëm për angazhim sa më të gjerë në drejtim të interesave të përbashkët.
Nga delegacioni arab e falënderuan kryetarin Konjufca për mikpritjen dhe diskutimin për çështje me interes për vendet tona./Arbresh.info/
KOK-u dënon dhunën në volejboll të shfaqur në ndeshjen final...
“S’je interesant”, Xheneta dhe Kevini përplasen ashpër
Sulmi në Ibër – Lepenc, sërish reduktime në Fushë Kosovë, Ob...
Edhe nga dy muaj paraburgim ndaj pesë të dyshuarve për rasti...
Hacker: Sulmi në Zubin Potok i ngjason sulmeve ruse në Ukrai...
Baerbock: Mbështetja e Kinës për Rusinë po ndikon në lidhjet...