Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti në takim eurodeputetët Thijs Reuten dhe Ladislav Ilçiq, pjesë e delegacionit të Parlamentit Evropian dhe Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Kosovë.
Kryetari Konjufca i falënderoi eurodeputetët për vizitën, si dhe u shprehu mirënjohje për kontributin e tyre në kuadër të Komisionit Parlamentar për Stabilizim dhe Asociim, duke theksuar rëndësinë e madhe të këtij procesi në marrëdhëniet mes Republikës së Kosovës dhe BE-së, pjesë e rrugës për antarësim në Bashkimin Evropian.
Eurodeputetët Reuten dhe Ilçiq e falënderuan Kryetarin e Kuvendit për mikpritjen dhe i shprehën mbështetjen ndaj Republikës së Kosovës dhe angazhimin e përbashkët për të avancuar përpara në proceset e eurointegrimeve.
Takimi u realizua në prag të nisjes së Takimit të 11-të të Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Kosovë./Arbresh.info
Sjellja e tmerrshme e Xum Allushit ndaj banorit të ri nga Ko...
Fenerbahçe interesohet për Muriqin
Qeveria dërgon mbi një milion euro në Luginë, Sinani: Ky fin...
Dhurata më e çmueshme e Xhensiles për Ajken vjen për Krishtl...
Kurti: Tre milionë euro investim në arsim për Komunën e Mali...
Rrëzimi i aeroplanit në Kazakistan, Rama: Shprehim ngushëlli...