Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim Drejtoren e re të Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Veronika Vashchenko.
Konjufca e falënderoi Vashchenko për vizitën dhe e uroi atë për detyrën e re, duke i dëshiruar një mandat sa më të frytshëm dhe duke i shprehur gatishmërinë e plotë për të ruajtur dhe zhvilluar edhe më tej bashkëpunimim institucional, përcjell Arbresh.info.
“Po ashtu, kryetari Konjufca vuri në dukje rolin e madh që UNICEF-i ka luajtur ndër vite në Republikën e Kosovës, në synimin për të mbrojtur të drejtat e të rinjve dhe fëmijëve, si dhe u shpreh i bindur se së bashku me institucionet e vendit tonë, duke përfshirë edhe Kuvendin e Republikës së Kosovës, do të vijohet të punohet me angazhim të plotë në drejtim të mbrojtjes dhe zhvillimit të potencialit të kësaj kategorie jashtë mase të rëndësishme”, thuhet në komunikatën për media.
Drejtorja e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Veronika Vashchenko, e falënderoi kryetarin Konjufca për pritjen dhe për gatishmërinë e treguar për të arritur sa më shumë në drejtim të mbrojtjes së të drejtave dhe zhvillimit të kapaciteteve që ndërlidhen me të rinjtë dhe fëmijët në Republikën e Kosovës.
Ajo u shpreh e bindur se përmes programeve të UNICEF-it dhe bashkëpunimit me institucionet e vendit tonë do të ketë gjithnjë e më shumë përparim dhe arritje të këtyre qëllimeve që përbëjnë interes të përbashkët./Arbresh.info
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...