Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim ambasadorin e ri të Zvicrës në Kosovë, Jürg Sprecher, i cili shoqërohej nga zëvendësambasadori Christoph Fuchs.
Në takim, veç të tjerave, u bisedua për marrëdhëniet e shkëlqyeshme dypalëshe dhe mundësitë e avancimit të mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve tona, përcjell Arbresh.info.
Konjufca uroi ambasadorin Sprecher për detyrën dhe i dëshiroi mirëseardhje. Njëherësh i shprehu mirënjohje për kontributin e shquar dhe mbështetjen e gjithanshme të Zvicrës mike ndaj Kosovës në të gjitha proceset e shtetndërtimit, zhvillimit, integrimit dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare, si dhe nënvizoi rëndësinë që kjo mbështetje të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Ambasadori Sprecher e falënderoi Kryetarin e Kuvendit për pritjen dhe po ashtu vlerësoi partneritetin dhe raportet e ngushta dypalëshe.
Kryetarii Kuvendit dhe ambasadori Sprecher ritheksuan gatishmërinë për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve në fusha të ndryshme bashkëpunimi mes Republikës së Kosovës dhe Zvicrës./ Arbresh.info/
Situatë komike në shtëpi, banorët me sfida ndaj njëri-tjetri...
Cili mund të jetë plani i administratës së Presidentit Trump...
Sulmi në Zubin Potok, temë e takimit të ministrave të vendev...
Flasin për Gresën, Arioni pyet Sarën: Si mund të qëndrosh me...
Maqedonci dhe Ndihmës Sekretarja e Mbrojtjes së SHBA-së flas...
Dukshmëri e ulët për shkak të mjegullës në qafën malore Buko...