Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në një takim njoftues Ambasadorin e ri të Republikës së Austrisë në Kosovë, Georg Schbetzer.
Me këtë rast, Kryetari Konjufca përgëzoi Ambasadorin Schbetzer për detyrën e re dhe vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe, duke shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të shtetit austriak ndaj shtetit të Kosovës, përcjell Arbresh.info
Austria mike mbetet partner tejet i rëndësishëm për Republikën e Kosovës, theksoi Kryetari i Kuvendit, teksa nënvizoi përkushtimin për vazhdimin e bashkëpunimit në projekte të përbashkëta, veçmas në sferën e legjislativit dhe të diplomacisë parlamentare.
Ndërsa, Ambasadori Schbetzer e falënderoi Kryetarin Konjufca për pritjen dhe njëherësh rikonfirmoi vazhdimin e përkrahjes së shtetit austriak për Republikën e Kosovës në rrugën e integrimeve euroatlantike.
Në takim u shkëmbyen pikëpamje edhe në lidhje me zhvillimet e fundit në vend dhe rajon./Arbresh.info/
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurs...
Dua Lipa tregon se është detyruar të largohet nga Los Angele...
Qeveria i ndan 100 mijë euro për familjen e Enver Hadrit
Driloni e përqafon Sarën, ndërsa i kërkon t’i besojë që nuk ...
Qeveria rrit pensionet për invalidët, veteranët dhe pjesëtar...
Man City ka rënë dakord për dy përforcime në janar, do të sh...