Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në një takim njoftues Ambasadorin e ri të Republikës së Austrisë në Kosovë, Georg Schbetzer.
Me këtë rast, Kryetari Konjufca përgëzoi Ambasadorin Schbetzer për detyrën e re dhe vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe, duke shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të shtetit austriak ndaj shtetit të Kosovës, përcjell Arbresh.info
Austria mike mbetet partner tejet i rëndësishëm për Republikën e Kosovës, theksoi Kryetari i Kuvendit, teksa nënvizoi përkushtimin për vazhdimin e bashkëpunimit në projekte të përbashkëta, veçmas në sferën e legjislativit dhe të diplomacisë parlamentare.
Ndërsa, Ambasadori Schbetzer e falënderoi Kryetarin Konjufca për pritjen dhe njëherësh rikonfirmoi vazhdimin e përkrahjes së shtetit austriak për Republikën e Kosovës në rrugën e integrimeve euroatlantike.
Në takim u shkëmbyen pikëpamje edhe në lidhje me zhvillimet e fundit në vend dhe rajon./Arbresh.info/
Gjykata e Nju Jorkut dënon Donald Trumpin
Krasniqi në Prishtinë: Ky përkushtim, dëshmi e fitores së PD...
Për tre vjet, numri i lejeve të dhëna në Kosovë për mbajtje ...
Protesta e opozitës para Bashkisë së Tiranës, protestuesit p...
Policia me plan operativ për ditën e zgjedhjeve
E konfirmon agjenti: Edon Zhegrova ka 10 oferta në tavolinë