Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim ambasadorin e Japonisë në Kosovë, Akira Mizutani, me të cilin biseduan për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin e Republikës së Kosovës me Japoninë, zhvillimet politike në rajon dhe për agresionin e Rusisë në Ukrainë.
Kryetari Konjufca e falënderoi ambasadorin Mizutani dhe shtetin e Japonisë për përkrahjen e vazhdueshme që ky vend mik i ka dhënë dhe vazhdon t’i japë Republikës së Kosovës në aspektin e zhvillimit të brendshëm ekonomik dhe në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar, duke shtuar se partneriteti strategjik dhe bashkëpunimi mes shteteve tona po shënon gjithnjë e më shumë ngritje.
Kreu i Kuvendit dhe ambasadori Mizutani i vlerësuan shumë të mira marrëdhëniet dypalëshe dhe shprehën vullnetin për avancimin e mëtutjeshëm të këtyre marrëdhënieve, me theks të veçantë në dinamizmin e bashkëpunimit në fusha me interes reciprok./arbresh.info/
Zelensky: Ukraina do ta ndihmojë Sirinë
“Po edhe shumë”, Driloni më në fund pranon pëlqimin për Sarë...
Real Madridi ende synon transferimin e Haaland – gjithçka va...
Pacienti vdiq, tre mjekë në Fier hetohen për trajtim jo të d...
Vrasja e Liridona Ademajt: Naim Murselit dhe dy të tjerëve u...
Lushaku-Sadriu prezanton në Podujevë modelin e mësimit tërëd...