Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim ambasadorin e ri të Belgjikës në Kosovë, Grégoire Cuvelier, me të cilin diskutoi për zhvillimet aktuale, bashkëpunimin midis dy vendeve dhe mundësitë e avancimit të mëtejmë të tij.
Duke e uruar për detyrën e re në krye të misionit diplomatik belg në Prishtinë, Konjufca falënderoi ambasadorin Cuvelier për mbështetjen e vazhdueshme qe shteti mik i Belgjikës ia ka dhënë Kosovës në shumë fusha, duke e konsideruar të nevojshme vazhdimin e kësaj përkrahjeje edhe në proceset aktuale nëpër të cilat po kalon vendi ynë.
Kreu i Kuvendit vuri në dukje agjendën e Republikës së Kosovës drejt integrimit euro-atlantik, sfidat e kësaj agjende dhe theksoi nevojën e përkrahjes nga vende mike, si Belgjika.
Duke e falënderuar kryetarin Konjufca për pritjen, ambasadori Grégoire Cuvelier konfirmoi mbështetjen e Brukselit zyrtar për Kosovën edhe në të ardhmen.
Në takim u diskutua gjithashtu për rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit ndërparlamentar, marrëdhënieve ekonomike e diplomatike midis dy vendeve./Arbresh.info
Kurti: Prapa sulmit terrorist në Ibër Lepenc qëndron Millan ...
SHBA do të rrisë prodhimin e raketave
Barcelona mbetet sërish pa Torresin
Kushtetuesja shtyn për janar shqyrtimin e kërkesës së ish-kr...
“Mua më pëlqen është çikë e mirë”, Driloni flet me Rovenën p...
Rama vijon traditën, ndan medalje ari për 188 nxënësit eksel...