Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka njoftuar të enjten për vizitat që ka zhvilluar gjatë qëndrimit të tij në Francë.
Konjufca ka thënë se në këtë takim të cilin e ka quajtur miqësor dhe të frytshëm, kanë theksuar nevojën për thellim të bashkëpunimit mes dy vendeve, si në rrafshin e raporteve mes institucioneve parlamentare, ashtu edhe në nivel të plotë shtetëror.
Kryeparlamentari i Kosovës tutje ka deklaruar se homologen e tij e ka falënderuar për kontributin e Francës në drejtim të Kosovës ndër vite, “asistencën e vyer që vendit tonë i ka sjellë sot sukses në cilësitë e shtetndërtimit, në sundim të ligjit dhe demokratizimin shembullor në rajon”.
Postimi i plotë:
Sot kisha kënaqësinë që në kuadër të vizitave zyrtare në Francë, i shoqëruar nga Ambasadori Mehdi Halimi, Shefi i Stafit, Ilir Kërçeli dhe Këshilltari Donik Sallova, të takoja Kryetaren e Asamblesë Kombëtare të Francës, znj. Yaël Braun-Pivet, Nënkryetaren e Asamblesë Kombëtare, znj. Valérie Rabault, Kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme, z. Jean-Louis Bourlanges, Deputetin për francezët që jetojnë jashtë Francës, z. Frédéric Petit dhe Kryetarin e Grupit të Miqësisë Francë-Kosovë, z. Jean-Philippe Ardouin.
Në këtë takim miqësor dhe të frytshëm theksuam nevojën për thellim të bashkëpunimit mes dy vendeve tona aleate, si në rrafshin e raporteve mes institucioneve tona parlamentare, ashtu edhe në nivel të plotë shtetëror.
Republika e Kosovës është shumë e interesuar që partneriteti mes dy vendeve tona të jetë jo vetëm i vazhdueshëm dhe i palëkundur, por edhe të thellohet më tej duke lëvruar gjithë potencialin e vet, nga pikëpamja institucionale, kulturore, ekonomike dhe politike, si përgjigje e domosdoshme ndaj rrethanave ku gjendemi aktualisht si bllok perëndimor, me vlera dhe synime të përbashkëta që i mbrojmë dhe i zhvillojmë.
Homologen time, znj. Yaël Braun-Pivet e falenderova për kontributin e Francës në drejtim të Kosovës ndër vite, asistencën e vyer që vendit tonë i ka sjellë sot sukses në cilësitë e shtetndërtimit, në sundim të ligjit dhe demokratizimin shembullor në rajon. Arritjet e shtetit tonë janë edhe suksese të aleatëve tanë që na kanë mbështetur dhe kanë dhënë kontributin e tyre, e ndaj të cilëve ne jemi mirënjohës.
Diskutuam për situatën aktuale në vendet tona dhe për sfidat nëpër të cilat gjendemi aktualisht. I theksova zj. Yaël Braun-Pivet përkushtimin e plotë të Republikës së Kosovës ndaj angazhimeve tona që në vëmendje kanë shembullin, mjetet dhe frymën e Bashkimit Evropian, unionit të vlerave dhe qëllimeve tona të përbashkëta./Arbresh.info/
Renditja e Ligës së Kampionëve/ 18 skuadra kualifikohen, rre...
OKB: Mbi 800 kamionë me ndihma humanitare hynë në Gaza
Bizneset kosovare nuk po arrijnë të eksportojnë produkte sht...
Nuk kanë fund ofendimet ndaj Gjestit, Jozi shan rëndë banori...
Tri klube të Serie A i vihet pas Albian Hajdarit
Partia, lideri, programi apo interesi, ja çfarë ndikon tek v...