Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca ka pritur sot në zyrën e tij ambasadorin amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier dhe Zëvendës Shefen e re të Misionit, Alyson Grunder, e cila ka marrë detyrën nga dje.
Konjufca, takimin me dy përfaqësuesit amerikanë e ka konsideruar tejet miqësor.
“Sot pata kënaqësinë të mirëpres në një takim tejet miqësor Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, z.Jeffrey M. Hovenier dhe znj.Alyson Grunder, Zëvendës Shefe e Misionit. Me këtë rast, znj.Grunder i dëshirova mirëseardhje në vendin tonë dhe i urova suksese në detyrën e re”, ka njoftuar kryetari i Kuvendit.
Po ashtu, Ambasadorin Jeff Hovenier dhe Zëvendës Shefen e Misionit, Alyson Grunder, Konjufca i ka falënderuar për përkrahjen dhe mbështetjen e gjithanshme që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë dhe vazhdojnë t’i japin Republikës së Kosovës.
“Miqësia e dëshmuar dhe partneriteti shembullor ndërmjet popujve dhe shteteve tona mbeten postulate të palëkundura, siç mbetet i palëkundur përkushtimi i Republikës së Kosovës për thellimin e marrëdhënieve dhe bashkërendimin e objektivave me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar ai në fund./arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...