Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim delegacionin nga Azia Jugore të përbërë nga profesorë, studiues, anëtarë institutesh dhe gazetarë që vijnë nga vende si Nepali, Bangladeshi, India dhe Maldivet.
Pasi i falënderoi për vizitën, kryetari Konjufca u shpreh rreth kompozimit gjeopolitik evropian, ku bën pjesë edhe Republika e Kosovës, si dhe nevojën për një bashkëpunim sa më progresiv dhe vleror mes vendeve të kontinentit të Evropës dhe Azisë.
Po ashtu, kryekuvendari Konjufca dhe mysafirët diskutuan rreth çështjeve të ndryshme ku përfshihet nevoja për rritje të bashkëpunimit mes Kosovës dhe vendeve të Azisë Jugore në fusha të tregtisë, por edhe të parlamentarizmit, nevojën për njohjen e Republikës së Kosovës nga vendet mosnjohëse të këtij rajoni, për rëndësinë e parlamentarizmit dhe rolin e mediave.
Mysafirët të cilët gjenden në Prishtinë për të marrë pjesë në Konferencën “Prishtina Dialogue”, e falënderuan kryetarin Konjufca për pritjen dhe diskutimin përmes të cilit u njohën së afërmi me pikëpamjet, kontekstin e vendit dhe rajonit tonë, përbrenda një bote ku sfida e distancës gjeografike duhet të humbë rëndësi përballë nevojës së bashkëpunimit në nivel të shteteve, organizatave dhe qytetarëve./Arbresh.info
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje