Në një konferencë për media deputeti i VV-së Glauk Konjufca tha se takimi shpejtë i dy Presidentëve është një praktik që nuk ka ndodh më herët që sipas tij mos t’i marrim vesh deri në momentin e fundit.
” Nuk është e rastesishtme që takimet të lajmërohen vetëm pak ora para se të takohen dhe kjo bëhet që mos të ketë reagim të opozites dhe organizim qytetarë siç ishte protesta e muajit të kaluar apo ndonjë organizimi të Kuvendit. Marrveshja është fare pranë dhe kjo marrëveshje është në dëm të Kosovës dhe për këtë arsye takimet po mbahen të fshehta. Takimi është paraparë të ndodh sot në mbrëmje dhe ne themi se Presidenti po shkon pa mandat parlamentar dhe kjo është shqetësuese për qytetarët. Presidenti është në gjendje ta paguaj me territor të Kosovës njohjen e Serbisë”, ka thënë ai, raporton arbresh.info.
Konjufca ka thënë se Lugina e Preshevës është mashtrim.
“Lugina e Preshevës është një mashtrim, ky njeri ishte ai që ka qenë në krye të dialogut prej fillimit dhe shtrohet pyetja cilat janë rezultatet. Unë do të veçoja tri produkte të këtij dialogu. E para krijimi i Listës Serbe, e dyta Asociacioni i Komunave më shumicë Serbe dhe e treta është legalizimi i pushtetit të Serbisë në Kosovë”, ka theksuar ai.
Tutje ai ka shtuar se një njeri i cili ka qenë ne krye të këtij procesi nuk mund të del një person që e qon pëprara Kosovën.
“Ai që e ka dëmtu lidhjen e shqiptarëve po shkon te Vuçiqi për më ba marrveshje. Ky njeri është i gatshëm të jep territor të vendit vetëm për të marr njohjen nga Serbia. Unë mendoj se Kosova mund të jetoj fare mirë edhe pa njohjen e Serbisë dhe se nuk duhet të bëjmë kompromise të dhimbshme për këtë çështje”, tha Konjufca.
Sipas tij duke marr parasysh që Presidenti ka shkuar pa mandat atjë dhe Kryeministri ka dal e ka thënë se nuk e din se pse ka shkuar Presidenti atje atëherë sipas Konjufcës Prokuroria ishte dashur që të lëshoj urdhërarrest për Presidentin posa të vinte në Kosvë.
“Përmes kësaj atij do t’i bëhej më dije se ai është duke e shkelur kodin civil. Po të kishte qenë shteti jon demokratik Prokurori sot do ta kishte lëshu thirrjen që me të shkelur Presidenti në Kosovë nëse nuk lajmërohet për një intervistë te prokurori atëherë do të intervenoj policia. Por t’u e pas parasysh drejtësinë në Kosovë e dimë se një gjë e tillë nuk do të ndodhë”, përfundoj Konjufca./arbresh.info
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1027537940763099/
Rama ndan pamjet: Turistët në kodrat e mrekullueshme të Kara...
Kurti: Serbia me mbështetjen e Rusisë përhap narrativë kundë...
Rritet fluksi i kosovarëve në Morinë të Shqipërisë
Vihet gurthemeli i objektit të ri të Komunës së Shtimes
25 vjet pas, sfidat e Institutit për Krimet e Kryera gjatë L...
Yll Limani pas koncertit të parë në Prishtinë: S’kam fjalë, ...