Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Galuk Konjufca thotë se marrëveshjes së arritur në Uashington më 4 shtator mes kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hotit dhe presidentit serb, Aleksander Vuciq, i qëndron prapa vetëm gjysma e LDK-së dhe gjysma e Nismas.
Konjufca, ka thënë se tash është momenti më i mirë që të rikthehet në kuvend mocioni për rrëzimin e qeverisë Hoti, pasi sipas tij, nëse kjo qeveri vazhdon me marrëveshje të tilla edhe në Bruksel, do të vijnë kompromise më të dëmshme.
“Kësaj marrëveshje po i qëndron mbrapa vetëm gjysma e LDK-së dhe gjysma e NISMA-s. Pra kaq e ka legjitimitetin e brendshëm kjo marrëveshje, atëherë ky është edhe një moment i mirë që ta rikthejmë në qendër të vëmendjes mocionin që duhet t’i bëhet kësaj qeverie, dhe përmes këtij mocioni të rrëzohet një qeveri e tillë, e cila vazhdon me këtë avaz edhe në Bruksel, prej këtij takimi që aktualisht është duke ndodhur, do të vijnë edhe kompromise të tjera edhe më të dëmshme”, Glauk Konjufca.
Ai, u ka bërë thirrje AAK-së dhe PDK-së që të bashkohen në mocionin për rrëzimin e qeverisë Hoti.
“Është koha që edhe AAK dhe PDK të reflektojnë, pasi që veç nuk po pajtohen me këtë marrëveshje të arritur përmes Aleksandër Vuciqit me Avdullah Hotin, që t’i bashkojmë nënshkrimet tona në Kuvendin e Kosovës, dhe nëse iniciativës tonë i bashkohet edhe AAK, unë mendoj se nënshkrimet janë të bollshme që të dërgohet në shtëpi një qeveri e papërgjegjshme”, tha Konjufca./arbresh.info/
Gresa nuk i beson arsyetimit të Drilonit në raport me deklar...
Osmani takoi deputeten britanike, Alicia Kearns
Ministrat e G7-ës takohen në Itali për të diskutuar për konf...
Sulmuesi kosovar po shkëlqen në Rumani
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...
“Luks apo nevojë?” – Presidentja Osmani e hap ku...