Ministrit në largim i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli i ka dorëzuar edhe zyrtarisht sot detyrën ministrit të ri, Glauk Konjufcës.
Ai me këtë rast tha se shëndeti, suksesi e puna e mbarë i nevojitet një diplomati, dhe Glauku është profesionist në punë.
“I dëshiroj nga thellësia e shpirtit shëndet, sukses e punë të mbarë, e këto i nevojitën për një diplomat. Kur një njeri është i qetë me vetën e tij atëherë duhet të punoj, dhe Galuku është profesionist në punën e tij me kualifikimin e tij. Asgjë nuk kam kursyer as gjë nga vetvetja e kam mirëpritur këtë qeveri”, ka thënë ministri në largim, Behgjet Pacolli.
Pacolli me këtë rast ia dha disa rekomandime ministrit të ri, Glauk Konjufcës.
“Sot punën time ia dorëzoj me disa rekomandime, sepse unë nuk pata marr më herët rekomandime, nga kjo ministri e sot po ia ofroj këto, sepse unë e kam pasur vetëm një fasikël të saj”
“-Në vitin 2017 deri në viti 2018 kemi bërë një raport sepse kemi bërë raportin me fotografi, sepse kemi bërë e kemi një mori ftyrash se kush janë ato, ku prej ardhjes time e deri në vitin 2018.
-Raporti tjetër është raporti 2019 e deri më tani me data.
Ne kemi publikuar dy libra me deklaratën e pavarësisë, e nëse nevojitet janë këtu”, ka thënë Pacolli.
Pacolli shtoi se, nuk ka qenë e lehtë të punoj me shumë parti.
“Për mua nuk ka qenë dhe aq e lehtë të punoj me multiparti, sepse kanë luftuar për MPJ-në, por unë kam punuar dhe puna është parë, e këtu në raport keni edhe punën që çdo gjë është e shkruar. Po ashtu, takimet e ministrisë janë bërë jashtë e tani po bëhen brenda, e kështu që edhe në të ardhmen duhet të korrigjohen edhe më teje, e të bëhen brenda ministrisë. Unë mendoj që në të ardhmen ky raport të mbushet edhe më shume me punë. Edhe unë kam bërë gabime, por duhet të punohet edhe më shumë”, ka thënë ministri në largim i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli.
Ndërsa ministri i ri i Punëve të Jashtme, Glauk Konkufca tha se ndjehet i nderuar për mikpritjen duke shtuar se ky shtet po pjekët.
“Ndjehem shumë i gëzuar e i nderuar që jam i mirëpritur, e vet ky akt i lartë institucional, kjo tregon që shteti po pjekët, e kjo është më domethënëse për shtetin tonë, e këtë duhet ta përshëndesim”, ka thënë Konjufca.
“Sa isha si shef i grupit parlamentar i “Lëvizjes Vetëvendosje”, ne kemi punuar në harmonizimin e programeve. Në këtë ministri është bërë një punë ë madhe, e në këto 3-4 nuk është ë lehtë të jesh ministër i Punëve të Jashtme, sepse Serbia edhe ka keqpërdorur dialogun. Ne përpara kemi sfidën, e ju zotëri Pacolli besoj që edhe në një pozicion tjetër ju do të jeni në vazhdimësi për punë”, ka thënë ministri i ri në detyrë, Glauk Konjufca.
Në fundi, ministri i ri ka falënderuar stafin e Behgjet Pacollit, duke i kërkuar bashkëpunim të më-tutje.
/arbresh.info/
.
Biden në Samitin e G20: SHBA mbështet fuqimisht sovranitetin...
Nesër lansohet dixhitalizimi i fiskalizimit në Kosovë
Gazetari rumun: Nuk mund të bërtasësh “Serbi, Serbi...
Sherr mes 3 të miturve pranë shkollës “Fan Noli”, ndërron je...
Rovena rikthen këngën e saj të parë
Ushtarët e KFOR-it patrulluan në Leposaviq