Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se prania e Tony Blair në 25-vjetorin e Çlirimit të Kosovës e përplotëson domethënien e kësaj date të shënuar.
Konjufca u shpreh se mbështetja e ish kryeministrit britanik dhe Britanisë së Madhe ishin ndër faktorët kyç për të shkuar deri te përfshirja e NATO-s përbrenda dhe përkrah luftës të drejtë e çlirimtare, kundër Serbisë, shkruan Arbresh.info.
“Ishte kënaqësi shumë e madhe ta prisja ish-kryeministrin britanik për vizitë, këtë mik të madh të Kosovës dhe të bisedonim mbi ato ngjarje të vitit 1999, që shënuan kthesë për fatin e popullit shqiptar në Kosovë, që prodhuan efekte të mëdha sa i përket edhe aspektit ndërkombëtar, vështruar nga pozitat e drejtësisë, humanizmit, sigurisë, të drejtave, vlerave dhe interesave strategjike perëndimore.”, ka shkruar ai.
“Mbështetja dhe përpjekja e palodhur e z. Blair dhe Britanisë së Madhe ishin ndër faktorët kyç për të shkuar deri te përfshirja e NATO-s përbrenda dhe përkrah luftës sonë të drejtë e çlirimtare, kundër Serbisë dhe krimeve të saj monstruoze ndaj popullit shqiptar në Kosovë. Ai është simbol i përmbylljes së luftës për të shkuar te liria.”, shtoi Konjufca.
Kryekuvendari me stë tjerash e ka falënderuar dhe i ka shprehur mirënjohje për kontributin e tij teksa ka theksuar se ardhja e tij në Kosovë është gëzim në zemrat e çdo shqiptari.
“Z. Blair më falënderoi për pritjen duke u shprehur i lumtur që ndodhet në vendin tonë në këtë përvjetor të shënuar të çlirimit. Po ashtu, më shprehu mbështetjen e tij për Republikën e Kosovës, për rrugën e saj të integrimeve, të përparimit të gjithanshëm dhe kontributit në sigurinë dhe stabilitetin rajonal.”,tha mes të tjerash kryetari i Kuvendit./Arbresh.info/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...