Konjufca: Pozita përveq që vjedh tendera ta vjedh edhe kohën

16:59 | 5 Shtator 2018
Arbresh.info

Deputeti nga radhët e VV-së, Glauk Konjufca ka folur për shtyerjen e seancës së thirrur nga Pozita.

Ai ka thënë se Qeveria e ka thirrur seancën si kundërpërgjigje ndaj thirrjes së seancës nga Pozita.

“Kjo seancë ka kuptim vetëm ta vjedh kohën e Opozitës. Kështu e definoj këtë shtyerje e cila nuk po përfundon kurrë të seancës që e ka thirrur Ramush Haradinaj. Ky është një veprim i qëllimshëm që po i shërben edhe kryetari i Kuvendit që çdo dy orë të shtyhet seanca deri në mbrëmje e pastaj të filloj dita tjetër. Kështu do të shkoj deri më 7 shtator që Hashim Thaçi të mos ketë kurfar pengesë të shkoj atje dhe me Vuçiqin t’i hap kufijtë e Kosovës. Po të ishte rezoluta e opozitës e cila është paralajmëruar, do të ishte një pengesë për Presidentin që ti hap kufijtë e Kosovës, sepse kjo rezolutë në pikat e saj e thotë se askush nuk ka mandat të shkoj dhe të negocioj për kufijtë e Kosovës dhe këtë nuk do të guxonte ta shkelte Hashim Thaçi, ka thënë ai, raporton Arbresh.info.

Konjufca ka thënë se analistët ka dëgjuar duke thënë se rezolutat e Kuvendit nuk po zbatohen.

“Kjo është gabim, sepse në rregulloren e Kuvendit të Kosovës thuhet se çdo dokument i miratuar nga shumica e deputetëve është i obligueshëm edhe për Presidentin edhe për Qeverinë. Nëse një rezolutë është e pa obligueshme atëherë çfarë kuptimi ka që të votohet në Kuvend. Ju lutem mos e relativizoni Kuvendin e Kosovës as dokumentet e Kuvendit sepse ato janë më të rëndësishmet pasi që nga këtu del Presidenti, Qeveria”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se Pozita vjedh edhe tendera edhe kohë.

“Unë e kam ditur që këta vjedhin tendera por që ta vjedhin edhe kohën, këta deri këtu kanë shkuar. Ne para një ore i bëmë thirrje kryetarit të Kuvendit që sa më parë ta thërras seancën sepse ky është obligim kushtetues për të. Nëse ai e shkel Kushtetutën atëherë ne së shpejti do të iu paralajmërojmë për hapat e ardhshëm. Nëse nuk mbahet as në orën 16:00 seanca, Kadri Veseli është para dy rrugëve. Ose të thotë që kjo seancë nuk do të mbahet dhe fillon tjetra e Opozitës ose ta shtyej edhe njëherë deri në orën 18:00 ose 20:00. Nëse shtyhet prapë atëherë Opozita mblidhet sërish dhe ua kumtojmë hapat e mëtutjeshëm”, ka thënë ai .

I pyetur se si e sheh qëndrimin e AAK-së, ku nuk do të marrë pjesë në seancën e Opozitës, ai ka thënë se është e ëkrcënuar nga Thaçi.

“Aleanca po duket më afër Hashim Thaçit dhe më e kërcënuar nga Thaçi kurse NISMA nuk po e ka gajle. Ndoshta arsyeja është se AAK e ka kryeministrin dhe i duket humbje e madhe nëse shkojmë në zgjedhje, ndërsa NISMA nuk po frikësohet nëse shkojmë në zgjedhje të reja”, ka shtuar ai./Arbresh.info

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/233986493962532/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme