Mbledhja e sotme e Kryesisë së Kuvendit, filloi me një minutë heshtje në nderim të ish-kryeministrit të Japonisë, Shinzo Abe, i cili vdiq sot, pasi u qëllua me armë zjarri.
Duke e dënuar këtë akt të ulët ndaj një kryeministri mik të Kosovës, kryetari Konjufca tha se populli i Kosovës është pranë popullit japonez në këto momente të rënda.
Duke hyrë në agjendën e punës, Kryesia vendosi që Kuvendi të mblidhet në seancë plenare të enjten, më 14 korrik 2022, për të trajtuar pikat e mbetura nga seancat e kaluara. Në orën 11:00, ndërkaq, do të fillojë seanca e re.
Pas deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, Kuvendi do të shqyrtojë Projektligjin për ratifikimin e Traktit mbi Ndihmën e ndërsjellë juridike në çështjet penale ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Konfederatës Zvicerane, Projektligjin për Sistemin e menaxhimit të performancës së komunave dhe skemën e grantit të bazuar në performancë, si dhe pritet të miratojë buxhetin e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv rregullator dhe në ndërmarrje publike.
Në mbledhjen e sotme, në kuadër të përgjegjësive të saj, Kryesia shqyrtoi edhe çështje të tjera nga fushëveprimtaria e Kuvendit. /arbresh.info/
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i C...
Autobusi del nga rruga dhe përfundon në humnerë, 17 viktima ...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Kumbaro: Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj