Google ADS

Konjufca: Po ndihemi të kërcënuar nga Serbia

11:35 | 11 Nëntor 2022
K.B

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë sot se Kosova ndihet e kërcënuar nga Serbia dhe sipas tij nuk mund të ketë paqe dhe stabilitet pa hequr dorë Rusia nga Ukraina dhe Serbia nga Kosova.

Konjufca këtë deklaratë e bëri në ceremoninë e rekrutimit të kadetëve të FSK-së.

Ai tha se Kosova nuk është shtet që ka pretendime territoriale, por siç tha ai ndihet e kërcënuar nga Serbia.

“Jemi plotësisht të vetëdijshëm si popull se gjithçka që arritëm e bëmë së bashku me miqtë tonë ndërkombëtarë. Orientimi ynë është i qartë. Duam të jemi pjesë e NATO-s, Aleancës më të fuqishme të botës që i përfshin shtetet demokratike. Nuk jemi shtet që kemi pretendime territoriale, jemi republikë demokratike. Por ndihemi të kërcënuar nga Serbia”, ka thënë Konjufca.

“Paqja jonë po rrezikohet nga agresioni i Federatës Ruse mbi Ukrainën. Nuk mund të ketë paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në tokën evropian pa hequr dorë Rusia nga Ukraina dhe Serbia nga Kosova”, u shpreh tutje kryetari i Kuvendit. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme