Google ADS

Konjufca përshëndet kthimin e Kurtit në Kosovë

11:03 | 14 Korrik 2022
Fjolla Bajraktari

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është kthyer në Kosovë pas nëntë ditë qëndrimi jashtë vendit, shkruan arbersh.info.

Ai ka qëndruar për nëntë ditë qëndrimi në Greqi.

Kurti është duke marrë pjesë në seancën e Kuvendit që është duke u zhvilluar aktualisht.

Ardhjen e kryeministrit në seancë e ka përshëndetur edhe bashkëpartiaku i tij, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

“Mirë se erdhe kryeministër”, i është drejtuar Konjufca-Kurtit.

Kujtojmë se kryeministri Albin Kurti më shumë se një javë ka qëndruar në Greqi. Shefi i Qeverisë ditët e fundit ka qëndruar në bregdetin e Lagonisit, 30 kilomentra në juglindje të Athinës. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme