Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka folur për krizën energjetike në vend dhe ngritjen eventuale të çmimeve të energjisë.
Konjufca në RTV Dukagjini ka thënë se këtë vit Kosova ka arritur rekord në importimin e energjisë elektrike për shkak të rritjes enorme të konsumit.
I pari i Kuvendit thotë se Qeveria dhe ZRrE-ja do të gjejnë një mes të artë në mënyrë që të zbusin ndikimin e krizës energjetike të qytetarët.
“Mu ka duk që Qeveria i ka dy qëllime bazike. E para që jo me i dhanë paratë prej buxhetit të drejtpërdrejt por përmes një mekanizmi tjetër anësor që kur vjen ai mekanizëm efektiv te jeta e qytetarit, te ai me shkaktua një far sjellje tjetër nga ajo që ka qenë deri tash”, tha ai, përcjell Telegrafi.
“Qeveria ka konsideruar se konsumi ka qenë jo krejtësisht me nevojat por ndonjëherë edhe përtej kësaj. Për me instalua atë disiplinim dhe racionalizim të shfrytëzimit të energjisë elektrike, qeveria më shumë e ka mbështet jo një mbulesë të drejtpërdrejtë por përmes subvencionimit”.
Konjufca thotë se edhe vet jeton në një lagje të Prishtinës ku nuk ka mundësi tjetër ngrohje pos me rrymë.
“Edhe unë dimrit shpenzojë rrymë shumë më tepër se verës. Mund të them se raporti dimër-verë në shfrytëzimin e rrymës është 5:1”.
Ai thotë se megjithatë thotë se Kosova duhet të investojë në energji të ripërtritshme.
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe