Kryetari i Kuvendi të Kosovës, Glauk Konjufca ka folur në lidhje me hapjen e Urës së Ibrit, duke e quajtur domosdoshmëri.
Ai është shprehur se nuk mendon që hapja e kësaj ure, përbën kërcënim të sigurisë, duke thënë se ura nuk është dashur të mbyllet fare.
Konjufca gjithashtu tha se prania e ushtarëve mbi urë, siç u shpreh ai, “nuk len shijen më të mirë, për një Kosovë të bashkuar”
“Mua më duket që nuk ka kurrëfar potenciali atje për të eskaluar situata, nuk më duket se hapja përbën një kërcënim të sigurisë, hapja e kësaj ure është një domosdoshmëri jo e sotit, është një domosdoshmëri e cila ka qenë vite me radhë, sepse tashmë jemi vonë le të thuhet me fjalë të tjera, sa i përketë hapjes së kësaj ure”, tha ai në një emision në Klan Kosova
“Është dashur ndoshta më mirë të themi të mos mbyllet fare kjo urë, por ja që është mbyllur dhe vet simbolika që e ka prania e ushtarëve mbi urë, nuk len shijen më të mirë, për një Kosovë të bashkuar dhe për një Kosovë unitare”, është shprehur ai.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...