Konjufca për Gaxherrin: Kjo sikur me qenë motra e Adem Grabovcit

13:01 | 15 Shkurt 2017
Arbresh.info

Shefi i Grupit Parlamentar të VV-së, Glauk Konjufca i ka thënë deputetes së LDK-së, Besa Gaxherrit se i ngjan sikur të ishte motra e Adem Grabovcit.

Këtë deklaratë Konjufca e bëri në Kuvend pasi që deklaroi se djemtë e Isa Mustafës kishin marrë tenderë pasi ishin djemtë e kryeministrit dhe pasi deputetja Gaxherri kishte reaguar duke thënë se edhe fëmijët e tyre duhet të punonin e të jetonin, shkruan arbresh.info.

“Sa i pëket kësaj deklaratës për djemtë e Isa Mustafës, këtu më ngjan me Adem Grabovcin se edhe ai thoshte se fëmijët e pozitarëve duhet të punonin”, tha Konjufca./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme