Glauk Konjufca thotë se Kosova nuk do ta zbatojë draft-statutin e Asociacionit të hartuar nga BE-ja.
Konjufca tha se e falënderon BE-në për kontributin, por Kosova nuk e zbaton atë dokument.
“Ky draft-statut i BE-së, unë i them faleminderit shumë që na keni këshillu në këtë mënyrë kaq miqësore. Jo more, nuk implementohet ai draft. Nëse këto janë këshillat tua, faleminderit shumë, por aty ka edhe shumë gjëra problematike. Pse janë ato gjëra? Sepse nuk e ka shkruar Kosova. Kaq thjesht”, tha Konjufca në Rubikon.
“Aty as nuk përmendet Asociacionit, por përmendet një formë e vetëmenaxhimit të këtyre interesave të këtij komuniteti i cili do të ndodhë me një mekanizëm i cili ndoshta nuk quhet fare Asociacion. S’e di pse e kemi këtë urgjencë me iu qasë vendit tonë kështu. Vendit tonë duhet t’i qasemi kështu: Kosova e ka kompetencë me prezantu nëse e ki nga kuptimi i borxhit që e kemi, nga ky kuptim kemi mbetur aty. BE-ja ka thënë, po ata pajtohen, kjo është e Kosovës, dhe është e brendshme ajo, dhe ajo nuk del as në negociata me Serbinë. Dhe tash kur do të bëhet ajo, nëse bëhet. Mendoj se nuk bëhet hiç, sepse pozicioni i qeverisë sonë dhe i shtetit tonë është ky: ajo mund të bëhet vetëm me njohje dhe në një marrëveshje e cila është e nënshkruar nga Vuçiqi në emër të Serbisë e cila e njeh defakto shtetësinë e Kosovës. Unë mendoj se Vuçiqi nuk e bën kurrë. Dhe ne arrijmë te konkludimi që nëse nuk e bën ai, nuk do të bëhet as kjo pjesa jonë”, potencoi kryetari i Kuvendit.
Mbi 2 milionë e 100 mijë përdorues të telefonisë mobile në K...
Tërmeti me magnitudë 5.7 ballë godet Argjentinën
Sot festa e Krishtlindjes, imzot Dodaj: Të edukojmë brezat e...
OKB thirrje urgjente për ndihma në spitalet në veri të Gazës
Të dhënat e fundit, kjo është situata nëpër pikat kufitare
Një drerë në shtëpi, Gjesti e Leo i hipin përmbi