Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka shkruar në rrjetin e tij social Facebook për 2 Korrikun, ditën kur u bë miratimi i Deklaratës Kushtetuese e Kosovës.
Ai u shpreh se ky ishte një hap themeltar i një rëndësie historike, siç tha ai iu parapriu proceseve dhe ngjarjeve të tjera madhore.
“Akti i miratimit, i cili u zhvillua para dyerve të ndërtesës së Kuvendit dhe në kushte shtetrrethimi nga forca të mëdha policore e ushtarake serbe, shënoi de jure pikënisjen e pavarësimit të Kosovës nga Serbia pushtuese. Ky hap themeltar ishte i një rëndësie historike, sepse iu parapriu proceseve dhe ngjarjeve të tjera madhore deri te pavarësia e Republikës së Kosovës, e shpallur më 17 shkurt të vitit 2008”, ka shkruar Konjufca.
Tutje, ai tha se në 32-vjetorin e kësaj dite, i përkulemi aktit patriotik të delegatëve.
“Në kujtim të 32-vjetorit të Deklaratës Kushtetuese i përuklemi me pietet aktit patriotik të delegatëve që çuan në vend vullnetin gjithëpopullor për liri e mëvehtësi, luftës së lavdishme të UÇK-së dhe përpjekjeve e sakrificave të shumë brezave për ta bërë Kosovën shtet të pavarur dhe sovran”, përfundoi Konjufca./arbresh.info/
Osmani pret në takim lamtumirës Ambasadorin Hovenier
Parashikimi i motit për të premten
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...