Kryetari i Parlamentit, Glauk Konjufca njoftoi për mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme të thirrur nga 41 deputet, megjithatë kjo nuk ndodhi sepse deputetët e PDK-sëk bllokuan përsëri foltoren e Kuvendit.
Deputetët e partisë opozitare nuk po pranojnë që seanca të vazhdoj, përcjell Arbresh.info.
“Shpresojë që të mbretëroj gjakftohtësia. Ky është serioziteti, që institucionet të mund të vazhdojnë. Neve na ka ardhur një thirrje për seancë të jashtëzakonshme, na ka ardhur prej 40 deputetë dhe kjo është kategori kushtetuese dhe duhet ta mbajmë. Prandaj, sipas këtij detyrimi edhe po vazhdojmë. 41 deputetë kanë thirrur seancë të jashtëzakonshme”, tha Konjufca.
Ndërsa, menjëherë pas kësaj, ishte deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, e cila dëgjohej duke thënë se “çka ka ndodhur me seancën që ishte duke vazhduar”, e që përgjigja e Konjufcës ishte që “asaj as që ia kemi nisur bile”.
Kurti pret në takim zyrtarin e lartë amerikan, diskutojnë pë...
Kuvendi maqedonas fillon punën me shqyrtimin e pesë interpel...
FSK angazhon ekipet e kërkim-shpëtimit në gjetjen e personit...
Drita konfirmon largimin e dy lojtarëve
Protesta para bashkisë/ Militantët e Berishës dhe Metës sulm...
Groenlanda në qendër të vëmendjes, pas komenteve të Presiden...