Deputeti i VV-së, Glauk Konjufca ka thënë se PAN-i e dëshmoi sot se është tërësisht në grusht të Gjuriqit dhe të Vuçiqit mirëpo siç tha, ata nuk duan ta pranojnë këtë.
Konjufca tha gjatë pauzës 15 minutëshe të Kuvendit se VV do të këmbëngul që mocioni për votim të përshpejtuar të Qeverisë së Haradinajt të hedhet në votim, shkruan arbresh.info.
“Kadri Veseli po vepron si kryetar i PAN-it jo si kryetar i Parlamentit. Qeveria Haradinaj kërkon votën dhe ne thamë mirë, le të del në votim. Arsyeja e vërtetë është varësia e tyre nga Lista Serbe dhe nga Beogradi. Ata janë tërësisht në grusht të Gjuriqit dhe të Vuqiqit dhe për gjithçka tash e tutje do të jetë kështu”, tha Konjufca.
“Kryetari i Kuvendit është i obliguar të hedh në votim këtë mocion dhe ne kemi te drejtë të prezantojmë Po ashtu ne do të kërkojmë pas pauzës që ta hedhim në votim këtë mocion, nëse kryetari Veseli nuk e hedh në votim kjo është shkelje dhe do ti drejtojmë në gjykatën kushtetuese”, ka vazhduar Konjufca./arbresh.info/
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...