Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, bëri sot homazhe dhe vendosi lule në kompleksin e varrezave në fshatin Ribar i Vogël të Lipjanit, si dhe në fshatrat Makoc e Sharban të Prishtinës.
Në Ribar, ku para 25 vjetëve forcat pushtuese serbe vranë 25 civilë shqiptarë, kryetari Konjufca, pas homazheve, takoi familjarë të të rënëve.
Me homazhe dhe kurora me lule kryetari Konjufca nderoi edhe të rënët e varrosur në kompleksin e varrezave në fshatin Makoc të Prishtinës, në të cilin prehen eshtrat e 93 shqiptarëve, në mesin e qindra të vrarëve e të masakruarve në rajonin e Gollakut gjatë pranverës së vitit 1999, në atë që njihet si njëra nga masakrat më të mëdha dhe më çnjerëzore që forcat policore, ushtarake e paramilitare serbe kryen mbi popullatën civile shqiptare.
Duke ndarë dhimbjen me familjarët e të rënëve kryetari Konjufca theksoi se pa zbardhjen e këtyre krimeve dhe vënien e autorëve të tyre para drejtësisë, as të rënët për liri nuk mund të prehen të qetë në varret e tyre.
Nderime me rastin e 25 vjetorit të rënies, kryetari Konjufca bëri edhe te lapidari i dëshmorëve Dalip Alshiqi, Behxhet Brajshori, Enver Berisha, Besim Berisha dhe Mehmet Bala në fshatin Sharban të Prishtinës./Arbresh.info
Tirana ndriçohet për festat e fundvitit, ndizen dritat e pem...
Zhgënjimi i disa demokratëve për ndryshimin e qëndrimit të P...
Po punohet për ndërtimin e devijimit të kanalit të Ibër-Lepe...
“Po mendoj me dal krejt”, Gjesti shpërthen në lot pak para ‘...
Muric në formacionin e muajit sipas faqes WhoScored
Hamza përuron objektin modern të Qendrës së Kulturës dhe Tea...