Shefi i Grupit Parlamentar të VV-së, Glauk Konjufca ka thënë se partive të tjera nuk u konvenon që ta qojnë në Gjykatën Kushtetuese bllokadën që po bënë koalicioni PAN për formimin e institucioneve pas zgjedhjeve të 11 qershorit.
Konjufca e tha këtë në tryezën e organizuar nga koalicioni LAA për të diskutuar për daljen nga kriza politike e krijuar, shkruan Arbresh.info.
Sipas tij, dërgimi në Gjykatën Kushtetuese i kësaj çështjeve vetëm sa do t’i dëmtonte paraqitësit e kërkesës.
“Gjykata kushtetuese do t’i merrte disa ditë për të dhënë një përgjigje që do të shkonte deri në 1 muaj e gjysmë dhe kjo të them të drejtën nuk na konvenon në kuptimin që pastaj edhe në sytë e opinionit publik, parashtruesit e pyetjes do të bëheshin shkaktarë të asaj kohe të humbur dhe do të bënte të mundur që PAN-i të thotë se deri kah fundi i shtatorit nuk do të propozonte kandidatin për kryetar Kuvendi sepse po pritet vendimi i Gjykatës”, ka thënë Konjufca./arbresh.info/
BBVA4 nis të shtunën, mesazhi i Sara Hoxhës: Kemi sakrifikua...
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...