Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca në emisionin “Interaktiv” të KTV-së, ka thënë se në Kosovë nuk do të ketë ndryshime, derisa në pushtet të jetë Partia Demokratike e Kosovës.
Duke folur për arritjen e numrave nga PANA pas marrëveshjes së fundit me Listën Serbe për Ministrinë e Bujqësisë, Konjufca ka thënë se nuk pret ndryshime nga qeverisja e Ramush Haradinajt, pasi sipas tij, PDK-ja do të ketë rolin kryesor në qeverinë e tij.
“Derisa të kemi PDK-në në Kosovë nuk mund të ketë ndryshim. Këtë princip e ka mbajtur vetëm VV-ja. Doktrina e VV-së është që për t’i dhënë një shans ndryshimit të vërtetë në Kosovë, është e pamundshme derisa PDK-ja është e armatosur me pushtet”, ka thënë Konjufca.
“Vetëm kur të çarmatoset nga pushteti, Kosova mund të çlirohet nga krimi i organizuar dhe mund të ketë koncept për punësim e ngritje ekonomike”, ka shtuar ai.
Konjufca ka thënë se PDK-ja mbeti në pushtet duke ia ofruar postin e kryeministrit Haradinajt dhe sipas deputetit të VV-së, PDK-ja me 23 deputetë do ta drejtojë qeverinë e AAK-së me 11 deputetë.
“Veseli ia ofroi postin e kryeministrit Haradinajt vetëm e vetëm që PDK-ja të mbetet në pozitë. Kur je si Haradinaj me 10 deputetë dhe kur ta kesh PDK-në me 23 deputetë, atëherë mos më tregoni se kush do të drejtojë pushtetin”, ka thënë Konjufca.
Florentino Perez ia refuzon kërkesën Kylian Mbappes për ta t...
Aktorët e Teatrit Kombëtar që 40 ditë në grevë
Osmani hap dyert e Presidencës për fëmijët, i quan udhëheqës...
“Shkodra Elektronike” në Podcast me Ramën: Fitor...
Rama ndan pamjet: Turistët në kodrat e mrekullueshme të Kara...
Kurti: Serbia me mbështetjen e Rusisë përhap narrativë kundë...