Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim Mons. Jean-Marie Speich, Delegat Apostolik për Kosovë dhe njëherësh Nunc Apostolik në Slloveni.
Kryetari Konjufca vlerësoi lart mbështetjen e Vatikanit, duke theksuar se Selia e Shenjtë dhe personalisht Papa Gjon Pali II kanë qenë gjithmonë në përkrahje të aspiratave të popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi.
Duke u fokusuar në rëndësinë e vendosjes së marrëdhënieve të plota diplomatike, kryetari Konjufca vuri në pah se njohja e pavarësisë nga shteti i Vatikanit do ta përshpejtonte procesin e integrimit të Republikës së Kosovës në Bashkimin Evropian.
Në takim u konfirmua përkushtimi për avancimin e raporteve të ndërsjella dhe angazhimi i përbashkët për të përparuar në marrëdhëniet diplomatike me Selinë e Shenjtë. /arbresh.info/
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...