Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, nëpërmjet një telegrami, ka ngushëlluar familjen Thaçi, për vdekjen e familjarit dhe artistit të njohur Rasim Thaçi – Cima.
Përmes këtij telegram ngushëllimi, Gonjufca ka shkruar se humoristi i njohur, tashmë i ndjerë, Rasim Thaci-Cima la pas vetes një karrierë të pasur në zhanrin e humorit. /arbresh.info/
Telegram ngushëllimi i plotë:
“E nderuar familje Thaçi!
Sot e morëm lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të bashkëfamiljarit tuaj, ikonës sonë të humorit, z. Rasim Thaçi – Cima.
Ai nuk u dorëzua, duke bërë që me humorin e tij të na lehtësojë sadopak ditët e vështira nëpër të cilat kaloi populli ynë.
Ndarja e tij nga jeta është humbje e madhe jo vetëm për familjen, por edhe për Kosovën.
Ai u nda nga kjo jetë, por e la pas vetes një karrierë të pasur në zhanrin e humorit.
Në këto çaste të vështira për ju, bashkëndjej me ju për ndarjen nga jeta të z. Rasim Thaçi – Cima.
I përhershëm qoftë kujtimi për të!”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të kryeparlamentarit Konjufca.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...