Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka ngushëlluar familjen Ferati për vdekjen e Triumf Feratit.
Me anë të një postimi në Facebook, Konjufca tha se ky është një lajm i trishtë dhe i dhimbshëm për familjen, për shoqërinë, dhe për qytetin e Istogut dhe Kosovën, shkruan Arbresh.info.
“Thellësisht i pikëlluar për ikjen shumë të hershme të Triumf Feratit, djalit të Fadil Feratit, ish-kryetarit të komunës së Istogut e po ashtu vëllai i kryetarit aktual të Komunës së Istogut, Ilir Ferati. Ky është lajm i trishtë dhe i dhimbshëm për familjen, për shoqërinë, dhe për qytetin e Istogut dhe Kosovën. Shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Ferati, shoqërinë dhe të gjithë që e njohën Triumfin.”, ka shkruar ai.
“Në këto momente, ndajmë dhimbjen me familjen Ferati.”, përfundoi Konjufca./Arbresh.info
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...