Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca gjatë vizitës së tij zyrtare në Bundestagun gjerman ka zhvilluar takim me anëtarët e Komisionit të Mbrojtjes të kryesuar nga Marie-Agnes Strack-Zimmermann.
Në këtë takim, Konjufca ka informuar komisionin mbi gjendjen e sigurisë në Kosovë, veçanërisht pas sulmit terrorist të 24 shtatorit, shkruan Arbresh.info.
Tujte ai ka shprehur shqetësimin për ripërsëritjen e skenarit të 24 shtatorit nëse bashkësia ndërkombëtare nuk dënon rolin e Serbisë në cënimin e sovranitetit dhe sigurisë së Kosovës.
“Shpreha shqetësimin e institucioneve të Kosovës për rrezikun e përsëritjes së një skenari të tillë me përmasa akoma më të mëdha nëse bashkësia ndërkombëtare nuk e denon me ashpërsi dhe konkrektësi rolin e Serbisë në këtë cenim të sovranitetit dhe sigurisë të Republikës së Kosovës.”, ka shkruar Konjufca.
Ndër të tjera, kryeparlamentari i ka veçuar rolin e Gjermanisë në dënimin e “tentim-invazionit” të Serbisë ndaj Kosovës.
“E veçova reagimin e Gjermanisë në dënimin e këtij tentim invazioni të Serbisë kundrejt Kosovës, si dhe e falenderova shtetin gjerman për mbështetjen e vazhdushme të vendit tonë.”, përfundoi Konjufca./Arbresh.info./
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...