Kryetari i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ka paralajmëruar se nesër do të dorëzojë padi ndaj ish-kolegut të tij të partisë, Dardan Molliqajt për shpifje rreth SHIK-ut.
“Nesër, në orën 11:00, te Pallati i Drejtësisë (Objekti A), Drejtuesi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes, Glauk Konjufca dorëzon Padinë ndaj Dardan Molliqajt për shpifje dhe fyerje”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.
Molliqaj në ditën kur pritej të votohej Ligji për Pagat dhe Buxheti i vitit 2019, e akuzoi Konjufcën se për një vit ishte pjesëtar i SHIK-ut.
“Një vjet ditë Glauk Konjufca ka qenë në SHIK, nuk e di a e dinë kolegët, unë e kam marr vesh dy javë pa dal prej Vetëvendosjes prej Glauk Konjufcës dhe pastaj ma kanë konfirmuar. Një vit ditë Glauk Konjufca ka qenë në Shërbimin Informativ të Kosovës. Ish kanë mirë më marrë guximin dhe me tregu, se kur ka qenë Glauku në SHIK, s’ka qenë në Vetëvendosje. Mirë është me tregu vet, por ndash edhe unë po tregoj për tjerët që keni qenë në SHIK një nga një ”, kishte deklaruar Molliqaj.
Kurse Konjufca kishte pohuar se i pranon këto shpifje, nëse ka fakte.
“I pranoj pretendimet e Dardanit veç me një kusht, nëse ka ndonjë fakt apo ndonjë argument për këtë shpifje, unë i pranoj”, tha Konjufca.
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...