Google ADS

Konjufca: Nesër do të mbahet seanca për Demarkacionin

17:10 | 21 Shkurt 2018
Arbresh.info

Shefi i Grupit Parlamentar të VV, Glauk Konjufca ka thënë se është kaluar pika për mbajtjen e seancës për Demarkacionin.

“Nesër do të mbahet seanca në orën 11:00. Kjo pikë i kërkon 2/3 e votave në Kuvend. LVV e kundërshton ardhjen e kësaj marrëveshje në Kuvend sepse në të gjeturat e komisionit shtetëror i konsiderojmë të sakta ku thuhet se Kosova ka humb territor”, ka thënë ai, përcjell arbresh.info.

Konjufca ka thënë se nëse deputetët e shohin raportin e Bulliqit duhet ta rrëzojnë këtë marrëveshje.

Ai ka thënë po ashtu se ende janë duke biseduar me grupin parlamentar të VV se si do ta kundërshtojnë.

“Ende nuk kemi vendosur se si ta kundërshtojmë por VV është kundër”, ka thënë ai./arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme