Konjufca në takim me shefin e OSBE-së, thekson synimin e Kosovës për anëtarësim në këtë organizatë

13:37 | 16 Qershor 2021
Përparim Bublaku

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti në takim shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Michael Davenport, me ç’rast diskutuan për zhvillimet aktuale në vend dhe prioritetet e legjislaturës së re.

Ambasadori Davenport ritheksoi gatishmërinë e OSBE-së për të bashkëpunuar dhe ndihmuar Kosovën në proceset e mëtejme të reformave dhe të demokratizimit.

Kryekuvendari Konjufca e falënderoi ambasadorin Davenport për bashkëpunimin dhe mbështetjen e OSBE-së ndaj institucioneve të vendit tonë, duke nënvizuar rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit dhe synimin e anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme