Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim drejtorin e Njësisë së Adriatikut dhe Ballkanit në Ministrinë për Punë të Jashtme dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar të Republikës së Italisë, Andrea Cascone dhe ambasadorin italian në Kosovë, Nicola Orlando, me të cilët diskutoi për raportet Kosovë-Itali.
Konjufca falënderoi Cascone dhe ambasadorin Orlando për kontributin e çmuar që shteti i Italisë ka dhënë për Republikën e Kosovës në të gjitha proceset e saj shtetformuese, veçmas proceset e integrimit evropian të Kosovës, si dhe për ndihmën në luftën kundër pandemisë COVID-19.
Nga ana e tij, Cascone i vlerësoi si shumë të dobishme marrëdhëniet bilaterale dhe bashkëpunimin në baza të vazhdueshme në mes të dy vendeve.
Ai po ashtu konfirmoi gatishmërinë e Republikës së Italisë për t’i ndihmuar institucionet e vendit tonë në politikat rajonale, proceset integruese dhe adresimin e sfidave të përbashkëta, siç është edhe përballja me pandeminë. /arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?