Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, së bashku me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, sot, në kuadër të 26-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, bëri homazhe dhe vendosi lule në Kompleksin Memorial “Adem Jashari në Prekaz”.
Pas nderimeve te varri i Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe të rënëve të tjerë të familjes Jashari, kryetari Konjufca tha se në të gjithë historinë tonë, sakrifica e Jasharajve dhe lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, së bashku me luftërat e lavdishme të Skënderbeut dhe Lidhjen e Prizrenit, përbëjnë ndër ngjarjet më të rëndësishme për vetëdijen tonë kombëtare.
Konjufca tha se nuk është e rastësishme që shqiptarët, kudo ku jetojnë, nga të gjitha anët e botës vijnë dhe përkulen para varreve të bacit Shaban, Ademit e Hamzës, si dhe të gjithë familjarëve të cilët u flijuan për lirinë e fëmijëve tanë.
“Për sa kohë të ketë popull shqiptar, kombi ynë për sa të ekzistojë, Prekazi gjithmonë do të jetë një vend ku jo vetëm përkulemi, por vazhdimisht edhe gjejmë frymëzim e patriotizëm se si të mbrohet vendi e se si të ushqehet liria”, theksoi ai.
Më pas delegacioni shtetëror vizitoi familjen Jashari, ku u prit nga përfaqësuesi i kësaj familjeje, Rifat Jashari dhe anëtarë të tjerë të famjes Jashari./Arbresh.info/
Lushaku-Sadriu prezanton në Podujevë modelin e mësimit tërëd...
Hapet panairi i verës “Cakrrojmë gotat” në Rahovec
Kica-Xhelili e Bekteshi, të bindura për rikthimin e madh të ...
OBSH: Izraeli synon sistemin shëndetësor në Gaza
Në Shqipëri konfirmohen raste me Murtajën Afrikane të Derrav...
ATK-ja mblodhi gati 1 miliard euro të hyra sivjet, kontribuu...