Konjufca: Në historinë e krijimit të shtetit tonë janë gravuar emrat e shumë grave në etapa të ndryshme

12:08 | 15 Mars 2024
K.B

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca në seancën shënjuese me të gjitha ish-deputetet e legjislaturave të mëparshme të Kuvendit të Republikës së Kosovës, me temën “Historia e deputeteve në Kuvendin e Kosovës – përparim dhe proces”, tha se është ndër dhe privilegj të jetë sot i pranishëm aty.

“Ndihem i gëzuar dhe i privilegjuar që ndodhet sot sepse në historinë e krijimit të shtetit të Kosovës janë të gravur emrat e shumë grave që në etapa të ndryshme dhanë kontributin dhe shembullin e tyre të jashtëzakonshëm. Nuk mund të flasim për progresin dhe për sfidat a e të tashmes sa ik përket barazisë gjinore pa e rikujtuar pikënisjen e proceseve madhore që na sollën këtu ku jemi. Nuk mund të mos e kujtojmë vitin 1990 dhe 2 korriku kur 114 delegatë e Kosovës dhe në mesin e tyre 18 gra deputete si përfaqësuese të popullit para dyerve të këtij kuvendit dhe të rrethuara nga forcat ushtarako policore të regjimit të atëhershëm serb e miratuan deklaratën e lavdishme kushtetuese dhe e shpallën Kosovën republikë”, tha Konjufca, përcjell Arbresh.info

Konjufca tha se Kosova vazhdon të ec në hapat e tyre

Dhe tha që përkulet në punën e tyre, që ishin këmbëngulëse në misionin e tyre.

“Ne kemi ecur në hapat e tyre, çdo veprimtar, aktivist të gjitha to gra që e dhanë kontributin e tyre, deh kështu kemi ardhur edhe në vitin 2008, në këtë rrugë vazhdojmë edhe sot. Ju përkulemi në punën e tyre që pavarësisht rrethanave të asaj kohe bartës të qenit grua politikane ishin këmbëngulëse në misionin që e kishin përsipër”, u shpreh ai.

Konjucfa përmendi edhe deputeten e cila nuk jeton më, Nekibe Kelmendi.

“Në takimet si ky nuk mund të mos i kujtojmë edhe gratë e tjera, dhe aktiviste të që nuk janë në mesin tonë. Më lejoni ta kujtojmë deputeten Nekibe Kelmendi. E cila punoi për të drejtën e shtetit tonë, ajo së bashku me bashkëshortin e saj Bajram Kelmendin e bënë padinë e parë kundër Serbisë, ata padinë e dorëzuan në Hagë në maj të vitit 1998. Si hakmarrje e Serbisë, Serbia vrau Bajram Kelmendin dhe dy djemtë e tyre, Kastriotin dhe Kushtrimin që ishte një prej krimeve më të tmerrshme që u krye nga Serbia në qytetin e Prishtinës”, tha kryekuvendari, shkruan Arbresh.ifno

Konjufca tha se në historinë e Kosovës të pavarur numri i grave të angazhuara politikisht është rritur vazhdimisht por roli i tyre është i pazëvendësueshëm

Dhe përmes këtyre shembujve Kosova po i tregon vlerat e saj evropiane dhe perëndimore.

“Si shteti të ri demokratik si Kosova nuk ju dashtë shumë kohë që ta dëshmojë rrugën e emancipimit politik e cila nuk ka përfunduar, e cila është shumë e gjatë por përmes kësaj dhe përmes shumë deputeteve të cilat në kuvendin e Kosovës janë 40 po tregojnë që Kosova është ë përcaktuar në rrugën e saj dhe në arritjen e saj sa më efektive në barazisë gjinore në vendin tonë e cila nuk ka alternative dhe cila është një betejë, ushtarë të së cilës jemi të gjithë”, përfundoi Konjufca./Arbresh.info/

Të ngjashme