Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se në Hagë po mbahen komandantët më të shquar të UÇK-së, ndërkaq tha se në procesin që po zhvillohet në Gjykatën Speciale Qeveria e tashmë nuk do të jetë spektatore.
Konjufca tha se do të ketë një pjesëmarrje aktive në procesin që po ndodh atje duke ofruar edhe prova në favor të mbrojtjes.
“Është padyshim politikë zyrtare e shtetit tonë e institucioneve tona që konsolidojmë grupet të cilat do të merreshin me mbrojtjen e tyre, do të ishin aktiv në këtë proces jo thjesht spektator, ne të themi që është proces i drejtësisë ndërkombëtare dhe ne po e vëzhgojmë si po shkon ai”, u shpreh Konjufca.
Konjufca tha se kështu ka qenë qasja e Qeverive të kaluara.
“Me institucione të reja ma merr mendja se do të jetë, si koncept që e ka mbështetur edhe kryeministri Kurti, si një pjesëmarrje aktive në procesin që po ndodh atje duke i mbrojtur përfaqësuesit tanë, duke prezantuar prova në favor të mbrojtjes, në anën tjetër duke përgënjeshtruar pozicionet e Serbisë, me të cilat Serbia synon të na i minoj edhe luftën çlirimtare edhe karakterin e saj të pastër, por edhe shtetësinë edhe kredibilitetin ndërkombëtarë të sovranitetit të Kosovës, sepse tek e fundit unë konsideroj që prej çka ka lind Gjykata Speciale, ka qenë minim i pavarësisë së Kosovës”, u shpreh Konjufca në RTK.
Ai tha se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë luftë e drejtë, e pastër edhe e domosdoshme.
“Jemi duke e vuajtur një proces shumë të vështirë e të ndërlikuar të gjykimit në Hagë të disa prej krerëve më të shquar të Ushtrisë sonë Çlirimtare. Edhe kryeministri Kurti e ka shpjeguar që ata kanë nevojë për një mbrojtje më të konsoliduar nga ana e shtetit të Kosovës”, tha Konjufca.
I pari i Kuvendit, u shpreh se “Shteti i Kosovës, nuk mund të jetë spektatore e një procesi të tillë, sepse çdo vendim që do të merret për ta, do ta prek edhe karakterin e luftës sonë. Nuk është këtu puna që në të kaluarën mund të mos jemi pajtuar për procese politike, mund të kemi qenë në taborë të ndryshëm konfrontuese politike. Ata janë marrë atje, nuk i kanë ftu si drejtues të partive politike por si anëtarë të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së”, u shpreh Konjufca.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...