Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në kuadër të vizitës zyrtare në Estoni, ka zhvilluar një takim me Kryetarin e Komitetit të Mbrojtjes Nacionale të Kuvendit të Estonisë, Kalev Stoicescu, më të cilin ka diksutuar lidhur me çështjet e sigurisë në të dy vendet respektive dhe në të gjithë kontinentin.
Konjufca e njoftoi kryetarin Stoicescu për përparimin e institucioneve tona të sigurisë në raport me rreziqet hibride ruse, por edhe qasjen agresive të shteti serb karshi sovranitetit të Republikës së Kosovës.
Kreu i Kuvendit kërkoi nga Stoicescu mbështetje sa i përket avancimit të kuadrit legjislativ në fushën e mbrojtjes, duke ditur se kontekstet e sigurisë po ndryshojnë në mënyrë kaq të shpejtë.
Bashkëbiseduesit ndanë mendimin e përbashkët lidhur me perspektivën e qartë të thellimit të bashkëpunimit midis Kosovës dhe Estonisë./Arbresh.info
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...