Nën ombrellën e Forumit për Transparencë Parlamentare dhe përkujdesjen e kryetarit Glauk Konjufca, Kuvendi i Republikës së Kosovës, me një varg aktivitetesh shënoi sot Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë.
Në ceremoninë e hapjes, mori pjesë Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, drejtorja e NDI-së për Kosovë, Nancy Soderberg dhe koordinatorja e Ekipit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNKT), Arnhild Spence, përfaqësues të organizatave të tjera partnere, përfaqësues të shoqërisë civile dhe pjesëmarrës të tjerë të aktiviteteve të parapara.
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, në fjalën e tij të rastit theksoi se me anë të shënimit të kësaj dite synohet të vihen në pah arritjet shoqërore dhe vlerat e demokracisë në sistemet e qeverisjes demokratike, dhe se, siç tha ai, Kuvendi si institucion ka dëshmuar përkushtimin e vet për gjithëpërfshirje, zgjerim të hapësirës dhe bashkëpunimit me shoqërinë civile, mediat dhe qytetarët.
“Kuvendi i Kosovës, ngjashëm sikurse viteve të tjera, në këtë ditë organizon aktivitete që kanë për qëllim hapjen e Kuvendit për të gjithë qytetarët, ata të cilët e bëjnë të mundur jetësimin e zgjedhjeve dhe qeverisjen demokratike”, tha kryetari Konjufca.
Kreu i Kuvendit tha se nëpërmjet këtij aktiviteti Kuvendi synon ta rris transparencën dhe ta fuqizojë llogaridhënien në shërbim të qytetarëve.
“Kuvendi synon që ta bëjë promovimin e demokracisë, ta hap dhe ta bëjë sa më transparent këtë institucion. Transparenca dhe llogaridhënia janë parakushtet kryesore për funksionimin e demokracisë. Po ashtu, synojmë që t’i bëjmë sa më llogaridhënëse institucionet publike”, tha ndër tjera kryetari Konjufca.
Të pranishmëve iu adresua edhe drejtorja e NDI-së për Kosovë, Nancy Soderberg, e cila duke uruar për Ditën e Demokracisë, tha se ndjehet krenare për punën e përbashkët dhe për arritjet që Kosova ka shënuar ndër vite.
“Jam krenare për punën që SHBA-të kanë bërë në mbështetje të lirisë dhe demokracisë së Kosovës, si dhe për arritjet që Kosova ka shënuar në ndërtimin e një demokracie sa më të fuqishme përgjatë njëzet viteve”, theksoi Soderberg.
Po ashtu, edhe koordinatorja e Ekipit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNKT), Arnhild Spence, në fjalën e saj theksoi se Dita e Demokracisë shënon një ngjarje shumë të rëndësishme për Kosovën, duke e vënë fokusin e saj te funksionimi i lirë i medias dhe tek objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm.
“Për Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë, ne duam të theksojmë rëndësinë e një medie të lirë e plurale për të luftuar lajmet e rrejshme dhe gjuhën e urrejtjes.
Pastaj, objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm kanë për qëllim të mos e lënë askënd prapa”, theksoi Spence.
Shënimi i Ditës së Demokracisë, vazhdoi me panairin e shoqërisë civile, pastaj me garën e lojës së shahut nga personat e verbër, për t’u përfunduar edhe me aktivitete tjera që afirmojnë demokracinë./arbresh.info/
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...