Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, në pritjen e Ambasadës hungareze në Prishtinë me rastin e Ditës Kombëtare të Hungarisë, e konsideroi 23 tetorin simbol dhe testament të thellë të guximit dhe qëndrueshmërisë së popullit hungarez në ndjekjen e tij të qëndrueshme për liri dhe pavarësi.
Në fjalën e tij para të pranishmëve, kryetari Konjufca tha se në këtë ditë të rëndësishme të historisë së Hungarisë, në emër të popullit dhe institucioneve të Republikës së Kosovës u përcjell urimet më të ngrohta miqve hungarezë në Kosovë.
“Ndërsa mblidhemi këtu, reflektojmë mbi rëndësinë e 23 tetorit – një ditë që shërben si një testament i thellë i guximit dhe qëndrueshmërisë së popullit hungarez në ndjekjen e tij të qëndrueshme për liri dhe pavarësi. Ai mishëron angazhimin tuaj të fortë ndaj parimeve të vetëvendosjes, identitetit kombëtar dhe demokracisë”, tha ndër të tjera i pari i Kuvendit.
Krahas kësaj kryetari Konjufca vlerësoi mbështetjen e kahmotshme të shtetit hungarez për Kosovën, duke kujtuar se Hungaria ishte ndër vendet e para që njohu pavarësinë e Kosovës dhe po ashtu është një nga kontribuuesit e parë në KFOR që nga viti 1999. Për më tepër kryetari Konjufca tha se marrëdhëniet e forta dhe produktive diplomatike të karakterizuara nga bashkëpunimi në forumet ndërkombëtare, marrëveshjet dypalëshe dhe përpjekjet bashkëpunuese për çështjet rajonale të përbashkëta luajnë një rol vendimtar në nxitjen e stabilitetit dhe sigurisë rajonale, e cila jo vetëm rrit mirëqenien e të dy vendeve tona, por gjithashtu ndikon pozitivisht në kontekstin më të gjerë ballkanik dhe evropian.
“Marrëdhëniet mes Hungarisë dhe Kosovës i kapërcejnë kanalet zyrtare diplomatike. Ne kemi qenë dëshmitarë të shumë shkëmbimeve dhe nismave bashkëpunuese në fushën e kulturës dhe sportit, të nxitur nga besimi se një bashkëpunim i tillë do të forcojë miqësinë mes dy popujve tanë”, theksoi kryeparlamentari Konjufca, duke uruar që kjo ditë të frymëzojë përparim dhe prosperitet të vazhdueshëm për Hungarinë, si dhe të forcojë lidhjet e miqësisë dhe bashkëpunimit midis kombeve tona në vitet në vijim./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...